Kjo kontratë përcakton termat dhe kushtet e bashkëpunimit ndërmjet iClear Aligners, në vijim referuar “Ofruesi” dhe Mjekut, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e secilës nga palët në këtë kontratë.
iClear pranon:
2.1. Prodhimin e maskerinave : Siguron maskerina dhe produkte të lidhura me to sipas planit të trajtimit
të konfirmuar për çdo pacient.
2.2. Mbështetje teknike: Ofron mbështetje teknike dhe udhëzime të vazhdueshme në lidhje me
produktet iClear, duke përfshirë planin e trajtimit, rishikimet dhe korrigjimet, difekte te produktit dhe
problematika gjatë trajtimit të pacientit.
2.3. Asistencë për planifikimin e trajtimit: Siguron planifikimin e trajtimit, kryerjen e modifikimeve sipas
kërkesës së doktorit dhe konsultimin e ekspertëve për të ndihmuar në krijimin e planeve efektive të
trajtimit.
2.4. Dorëzim në kohë: Sigurohet që të gjithë produktet e linjës të dorëzohen brenda afateve kohore të
dakordësuara, me përjashtim të vonesave të paparashikuara.
2.5. Sigurim i cilësisë: Ruajtja e standardeve më të larta të cilësisë në prodhimin e maskerinave
Mjeku pranon:
3.1. Menaxhim të pacientit: Ndjek dhe menaxhon trajtimin e pacientit, duke u siguruar që ai t'i
përmbahet planit të përshkruar të terapisë me maskerina.
3.2. Komunikimi me pacientin: Përgjigjet pyetjeve dhe shqetësimeve të pacientit në lidhje me/përgjatë
trajtimit, duke ofruar udhëzime,korrigjime apo ndërhyrje sipas nevojës.
3.3. Monitorim i trajtimit: Monitoron progresin e pacientit, duke bërë rregullime në planin e trajtimit
sipas nevojës dhe duke raportuar çdo problem pranë iClear.
3.4. Kualifikimet profesionale: Doktori të jetë i specializuar në ortodonci, të ketë përfunduar kurse ose
trajnime përkatëse mbi terapinë e aligner, ose të ketë përvojë paraprake në trajtimin me maskerina.
Në listën më poshtë shënoni specializimin tuaj: *
Mjeku është përgjegjës për t'i shpjeguar pacientit sa vijon:
4.1. Përfitimet: Duke përfshirë por duke mos u limituar në: korrigjim të rreshtimit dhe kafshimit,
higjienën orale, anën estetike.
4.2. Rreziqet: Rreziqet e mundshme mund të përfshijnë diskomfort në maskerinat e para, vështirësi të
përkohshme në të folur, nevojen për korrigjim.
4.3. Kufizimet: Pacienti duhet të jetë i vetëdijshëm se suksesi i trajtimit varet nga respektimi i planit të
trajtimit, duke përfshirë: mbajtjen e maskerinave sipas përshkrimit, mbajtjen e elastikëve, nëse janë
pjesë e planit të trajtimit, raportimin në klinikë për shkëputjen dhe zëvëndësimin e atashmenteve,
humbjen apo thyerjen e maskerinës, higjienën orale, mbajtjen e retainer post-trajtim
Të dyja palët bien dakord të ruajnë konfidencialitetin e të gjithë informacionit të pacientit, planeve të trajtimit dhe informacionit të ndarë midis Ofruesit dhe Mjekut
Kjo kontratë është e zbatueshme ekskluzivisht për rastet e trajtuara me iClear Aligners. Marrëveshja
mbetet në fuqi edhe pas përfundimit të bashkëpunimit me iClear, për sa kohë që pacienti është ende
në trajtim me produktin tonë ose ka ndonjë garanci aktive lidhur me të,të tilla si: Protect (seksioni 4,
pika 4.1) dhe Full Protect (seksioni 4, pika 4.2).
Referim: Lista e cmimeve bashkëngjitur kësaj kontrate.
Kjo kontratë mund të zgjidhet në rrethanat e mëposhtme
7.1. Mos Shlyerja e Detyrimeve: Nëse Mjeku nuk përmbush përmbush detyrimet e tija financiare, iClear Aligners rezervon të drejtën të zgjidhë kontratën dhe të ndërpresë bashkëpunimin. 7.2. Dëmtimi i reputacionit: Çdo veprim i mjekut që rezulton në dëmtim të konsiderueshëm të reputacionit të iClear Aligners, duke përfshirë por pa u kufizuar, në sjellje joprofesionale, pretendime të rreme ose praktika joetike. 7.3. Raportime negative të vazhdueshme: Nëse ka raportime të vazhdueshme nga pacientët në lidhje me menaxhimin e trajtimit me maskerina nga mjeku dhe problematikat nuk adresohen në mënyrë adekuate, iClear Aligners rezervon të drejtën të ndërpresë bashkëpunimin
Duke nënshkruar më poshtë, të dyja palët bien dakord me termat dhe kushtet e përshkruara në këtë kontratë.